E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet Vasil Bollano, Qeveria: Vendim arkaik

Vetem pak ore pas vendimit te Gjykates se Vlores qe denoi me 6 muaj burg, 500 mije leke gjobe dhe 3 vjet heqje e te drejtes per te ushtruar funksione publike te kryebashkiakut te Himares, ka ardhur edhe reagimi publik nga vete Vasil Bollano. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", ai shpjegon se perse nxori vendimin per heqjen e tabelave, pse vendimi i dhene eshte i stisur dhe politik, i drejtuar nga prokurori i rrethit, Sokol Malaj, duke e cilesuar ate edhe si njeri me mentalitet e psikologji fondamentaliste.

Gjykata e Vlores ka marre vendimin dhe ju ka shpallur fajtor, duke dhene edhe denimin me burg, gjobe dhe heqje te se drejtes per ushtrim funksioni ne tre vitet e ardhshme. Si e vleresoni kete vendim te gjykates?

Sot (dje) jam njoftuar nepermjet avokatit ne lidhje me vendimin e marre nga Gjykata e Vlores. Keto jane tentativat e vazhdueshme te Gjykates dhe Prokurorise se Vlores, ketu e nje vit, per te denuar me cdo kusht kryetarin e bashkise, Vasil Bollano. Eshte e vertete qe ne mbeshtetje te ligjeve ne fuqi dhe Kushtetutes, me prokurimin ne fjale per vendosjen e tabelave turistike, kryetari i bashkise ka nxjerre dy urdhra, por bazuar ne ligjin e pushtetit vendor dhe gjithashtu Kodit Rrugor, percaktohet se kjo eshte nje kompetence e njesive vendore. Por me sa duket e ka marre me akord gjykata dhe prokuroria e Vlores denimin e zotit Bollano, ne interes te klaneve te caktuara ekonomike, apo edhe segmenteve te caktuara politike.

Si e vleresoni faktin, qe gjate gjykimit eshte permendur nacionalizmi ?

E para, ai eshte pozicionimi mbrojtes, e dyta eshte me se e vertete, ku prokurori ne materialin e tij e citon qe kryetari i bashkise se Himares i ka hequr tabelat se do t'i vendose ne gjuhen greke, dhe sikur i eshte thene firmave investuese se vetem nese tabelat do te jene edhe ne gjuhen greke, ai do t'i lejoje ato. Vetem ky interpretim i prokurorit te Vlores tregon qarte ambiciet e tij nacionaliste ndaj kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano dhe kryetarit te "Omonias", perfaqesues i komunitetit grek ne Shqiperi.

Gjykata e hodhi poshte kete pretendim, pasi ju jeni me kombesi shqiptare ?

Nuk eshte e vertete dhe nuk ka lidhje se cili eshte nacionaliteti i qytetarit. Kushtetuta e Shqiperise e percakton mjaft qarte qe te gjithe jane te barabarte, pavaresisht nga nacionaliteti, besimi apo feja. Pavaresisht nga jam une me origjine, ajo qe ka rendesi eshte fakti qe ne psikologjine dhe mentalitetin prej fondamentalisti qe ka kryeprokurori i Vlores, Sokol Malaj, i cili e ka cituar mjaft qarte edhe ne akuzen e tij dhe ne pretence dhe ne menyren qe i eshte drejtuar edhe Gjykates se Vlores.

Si do te veproni me tej, a do te apeloni vendimin ?

Patjeter qe ne do te ndermarrim hapat e metejshem, per mospenalizim te ceshtjes dhe shpalljen si te pafajshem te personit tim. Nuk ka asnje shkelje ndaj urdhrave te leshuar, eshte zbatuar vetem ligji dhe eshte zbatuar ligjshmeria. Kjo ceshtje nuk mund te varet vetem nga nje gjyqtar dhe nje prokuror, e s'mund te lihet vetem ne doren e tyre. Ne do te shkojme te te gjitha shkallet dhe instancat e gjykimit, duke i shkuar ceshtjes deri ne fund. Madje po qe nevoja deri ne Strasburg, pasi une nuk kam shkelur ligjet.

Do te vijoni ta quani sulm personal ?

Ai eshte nje sulm personal, qe zoti Malaj ka ndermarre ndaj Vasil Bollanos. Eshte e pamundur ne vitin 2009, te penalizohen veprime administrative me gjyqe te stisura, dhe me gjyqe speciale te ngritura nga zoti Malaj.

Pse sipas jush eshte ndermarre ky sulm nga prokurori Malaj ?

Sepse zoti Malaj, punon ne nje drejtim dhe u sherben klaneve te caktuara dhe segmenteve te caktuara, qofte ekonomike, qofte politike.

Keto "implikime" te zotit Malaj, jane hamendesime tuajat apo keni fakte ?

Menyra sesi eshte ngritur gjyqi, sesi ka shkruar ne gjykim kjo ceshtje dhe problemet qe ngre zoti Malaj, jane vertikalisht, te paqendrueshme.

Sinjalistika, tenderi me vlere 5,3 milione leke

Per vendosjen e tabelave eshte organizuar tenderi prej 5,3 milione lekesh nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikes rrugore ne aksin rrugor Orikum-Himare-Sarande-Butrint. Gjate punes se saj, firma fituese e tenderit, "AGE&CO" sh.p.k., ka hasur probleme me Policine Bashkiake te Himares, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tabelave sinjalistike. Te nxitur nga kjo situate e krijuar, nga firma tenderuese eshte kerkuar takim me kryetarin e bashkise Himare, Vasil Bollano, i cili eshte shprehur se vendosja e tabelave eshte kompetence e bashkise Himare dhe per kete, duhet te merret leje nga bashkia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›