E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje e pergjakshme mes grupeve rivale

Durres- Atentati mafioz rrezikon jeten e nje kalimtari te pafajshem dhe ka lene te plagosura tre gra, qe sapo kishin zbritur nga autobusi i linjes Durres-Shkozet, ndersa ka shpetuar per here te dyte, objektivi i sulmit qe terrorizoi banoret. Rivaliteti mes dy familjeve ne qytetin bregdetar, mendohet te jete shkaku i sulmit te pasdites se djeshme prane vendit te quajtur "Nish Tulla", pak metra nga vendi ku ndodhi vrasja e dy personave dhe plagosja e nje te treti ne Mbikalimin e Shkozetit, mengjesin e se dieles. Pese te plagosur eshte bilanci i atentatit qe ndodhi rreth ores 16:45 te dites se djeshme ne momentin qe pasagjeret zbriten nga autobusi me targa TR8248E. Mes te lenduarve eshte edhe shenjestra e autoreve, Dilaver Meta, 24 vjec, i cili i kishte shpetuar nje atentati vitin e kaluar, ku mbeten te plagosura, gjyshja dhe motra e tij. Policia ngriti postblloqe te shumta ne lagje dhe qytet, duke kapur nje prej te dyshuarve, Kujtim Meten, por nuk mundi te kape dot autoret e vrasjes, qe sipas deshmitareve, leviznin me nje makine dhe ishin me shume se dy persona te armatosur. Ne koma eshte Bashkim Zhupi, 52 vjec, kurse te plagosurit e tjere jane Suela C., Silvana H., dhe Albana N., te gjithe banues ne Shkozet.

Atentati

Autoret dyshohet se kane ndjekur levizjet e shenjestres se tyre, 24-vjecarit nga Shkozeti, Dilaver Meta. Burime zyrtare te policise thane se rreth ores 16:00 ka nisur nje perleshje per motive hakmarrje ne sheshin e Shkozetit mes familjeve Meta dhe Kalemi. Sherri ka kaluar ne perdorimin e grushteve, shkelmave dhe mjeteve te forta. Por pikerisht ne momentin qe autobusi eshte kthyer ne sheshpushim dhe kane zbritur te gjithe udhetaret, ka ndodhur edhe tragjedia. Kur grupi i kalimtareve tentonte te hidhej ne krahun tjeter te rruges, per te shkuar ne banesa, ka kaluar me shpejtesi nje autoveture dhe jane degjuar bresheri armesh. Askush nuk ka pasur kohe te shohe autoret qe qellonin pa meshire, ndersa pjesa me e madhe jane perpjekur te shtrihen barkazi, per t'i shpetuar plumbave. Por fundi ka qene fatal, kurse bilanci, pese te plagosur rende. Menjehere te lenduarit jane derguar me mjete te rastit drejt spitalit te Durresit, kurse makina ku ndodheshin me shume se dy persona eshte zhdukur brenda disa sekondave. Policia tha se shkembim zjarri ka pasur nga familjet Meta dhe Kalemi. Frika dhe terrori ka mberthyer banoret e Shkozetit, qe per 15 minuta nuk e kane marre veten. Eshte dashur mberritja e policise, qe situata te qetesohej. Autobusi ka marre shume prej plumbave, ku brenda jane plagosur edhe pasagjere. Mund te dalloje disa gjurme gjaku ne mjet dhe te tjerat ne rruge. Mjeket thane se Silvana H., 19 vjece, Albana N., 23 vjece, Suela C., 33 vjece, Dilaver Meta, 24 vjec, si dhe Bashkim Zhupi, 52 vjec, kane marre plage te shumta ne trup dhe koke. Por duket se pjesen me te madhe te plumbave i ka marre pikerisht 52-vjecari Bashkim Zhupi, qe gjendet ne koma pas nje plumbi ne pjesen e kokes. Kurse per kater pacientet e tjere, mjeket thane se per momentin kane dale nga rreziku per jeten. Dhoma ku ndodhet 24-vjecari Meta, mbahet ne kushte te rrepta sigurie.

Situata

Ngjarja ka perhapur panik ne zonen e Shkozetit. Forcat e policise kane rrethuar te gjithe zonen si dhe jane ngritur grupe kontrolli, per arrestimin e te dyshuarve. Pas atentatit autoret e krimit jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja. Pas procedimeve te para, policia ka mundur te zhbllokoje situaten dhe te largoje kureshtaret, duke prangosur vetem Kujtim Meten, i aferm i te plagosurit Dilaver Meta, si dhe ka ngritur grupe kontrolli ne akse te ndryshme rrugore per kapjen e autoreve, pjesetare te familjes Kalemi. Burime nga grupi hetimor thane se autoret mendohet te jene kontingjente kriminale te skeduar nga agjentet. Por nuk u bene te ditura motivet e ngjarjes dhe konflikti mes paleve.

Atentati i deshtuar, nje vit me pare

Zanafilla e kesaj ngjarjeje, e ka burimin sipas informacioneve paraprake te policise se Durresit, nje vit e gjysme me pare. Pikerisht me 16 janar 2008, ku 24-vjecari Sajmir Kalemi ka qelluar me automatik "Kallashnikov" kundrejt Dile Metes, 69 vjece dhe Ornela Metes, 14 vjece, perkatesisht gjyshe dhe mbese, duke i lene te dyja te plagosura ne gjendje te rende. Ne ate kohe objektivi mendohet se ka qene pikerisht Dilaver Meta, i cili banonte pikerisht ne banesen ku ndodhi plagosja. Kalemi eshte ndaluar dhe denuar me pas me 10 vite burg, por duket se familjet nuk jane pajtuar. Pasditen e djeshme atentatoret iu rikthyen serish konfliktit te vjeter, por ndryshe nga e kaluara, kete here bilanci ishte tragjik dhe shenjestra ka shpetuar per here te dyte. Pas atentatit te bujshem te tipit mafioz, qyteti i Durresit dhe rrethinat perreth, pothuajse jane pushtuar nga efektive te shumte policie.

Policia dyshon per 3 persona si atentatore

Ne vendngjarje kane mberritur kreret me te larte te Policise se Durresit. Policia tha se mendohet qe autoret te kene qene te pakten 3 persona te armatosur, pjesetare te familjes Kalemi. Te paret kane mberritur forcat e rendit, ndersa rreth 15 minuta me vone ne vendngjarje per te inspektuar situaten, ka mberritur dhe kreu i Policise se Qarkut te Durresit, Ilia Nasi, i cili mesohet se ka kerkuar te dhena, ne lidhje me operacionin per kapjen e autoreve te dyshuar. Ne vendngjarje eshte gjetur edhe nje numer i madh gezhojash automatiku.

Te plagosur:

Bashkim Zhupi, 52 vjec, pasagjer

Dilaver Meta, 24 vjec, shenjestra

Silvana H., 19 vjece, pasagjere

Albana N., 23 vjece, pasagjere

Suela C., 33 vjece, pasagjere

Arrestuar:

Kujtim Meta, 30-vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›