Nenshkruhen dy marreveshje, Shqiperi-Kine
Kryeministri theksoi se mes dy vendeve ka potenciale per te thelluar bashkepunimin edhe ne fusha te tjera si bujqesia, shendetesia, arsimi, si dhe shprehu gatishmerine e tij per te inkurajuar zgjerimin e marredhenieve kulturore midis dy popujve tane miq. Nenshkrimi i marreveshjeve ne fushen kulturore dhe ate te shendetesise, vleresoi kryeministri Berisha, eshte nje hap i rendesishem per intensifikimin e ketyre marredhenieve. Kryeministri Sali Berisha gjate takimeve qe zhvilloi dy dite me pare ne Pekin me perfaqesuesit me te larte te ketij shteti, theksoi se Shqiperia ishte e gatshme t'i ofronte shtetit kinez nje zone te lire ekonomike ne vend. Gjate takimeve qe kreu i qeverise zhvilloi me Presidentin kinez Hu Jintao dhe zv/kryeministrin, Liangyu, Berisha deklaroi se kjo zone e lire ekonomike do t'i shperbente Kines, per te pasur nje pozicion kyc ekonomik ne Ballkan dhe ne Evrope. Nga ana tjeter kryeministri Berisha, i ftoi kompanite kineze te vinin dhe te investonin ne Shqiperi, sepse ato do te kishin mbeshtetjen maksimale te qeverise shqiptare per t'u krijuar cdo lehtesi te nevojshme. Sipas Berishes, qeveria do te kujdesej per te dhene edhe lehtesira fiskale per keta investitore, sic eshte edhe nisma "Shqiperia 1 Euro".