E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia te deportoje Augusto Blacker Miller

Ministri i Brendshëm i Perusë Wilfredo Pedraza, ka thënë se Shqipëria do të duhet të deportojë Augusto Blacker Miller, bazuar në parimin e reciprocitetit.
Ministri peruan është shprehur për mediat vendase, se mes vendit të tij dhe Shipërisë nuk ka një marrëveshje, por po punohet pikërisht bazuar në parimin e reciprocitetit. Ai ka pohuar se Peruja nuk ka një përfaqësi diplomatike ose zyrë konsullore në Shqipëri. Ministri Pedraza ka bërë të ditur se agjentët e Interpolit shqiptar kanë liruar ish-zyrtarin e lartë peruan Augusto Blacker Miller, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë kallzim në adresë të këtij personi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›