Firmosin pasardhesit e firmetareve

Vijojnë të shtohen firmat mbi kërkesën publike të personaliteteve të fushave të ndryshme që Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, të lejojë deputetët e opozitës të votojnë 3 ligjet e integrimit. Sot kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të familjeve me kontribut historik në themelimin e shtetit shqiptar. Pasardhës të një pjese të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkuar nismës, ku shkruhet se interesi i kombit shqiptar është mbi çdo interes dhe llogari tjetër personale. Ata denoncojnë njëkohësisht edhe gjuhën e urrejtjes që Kryetari i PS përdori kundër firmëtarëve të kësaj nisme