E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet me burgim te perjetshem perbindeshi ne Ohio

Do të kalojë jetën në burg por ka evituar dënimin me vdekje. Përbindëshi i Kliveland, Ariel Kastro që për dhjetë vjet mbajti peng tre vajza ka arritur një marrëveshje me prokurorinë.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, dhe në mënyrë simbolike me një mijë vjet burg, pa asnëj mundësi alternative dhe pa të drejtë apelimi.
53 vjecari ish shofer autobusi u deklaru fajtor për 937 nga 977 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave dhe pengmarrja dhe përdhunimi.
Kastro është përpjekur të justifikohet duke i thënë gjykatës se sjellja e tij ishte pasojë e keqtrajtimeve që kishte pësuar gjatë fëmijërisë.
Pikërisht falë marrëveshjes nuk do të ketë një proces gjyqësor, dhe viktimat e tij nuk do të jenë të detyruara që të dëshmojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›