E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kerkesa per apartamente brenda Unazes

Tashmë kur është shuar etja e shqiptarëve për të pasur një shtëpi, një tjetër tendencë po shfaqet në horizont. Ajo e pasjes së një apartamenti në zonat më të mira. Por jo vetëm kaq, blerësit që trokasin në agjensitë imobiliare janë në gjueti të ofertave.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjeter janë shitjet e pakta, pasi brenda Unazës së Vogël mungojnë ofertat e mira, siç i quajne bleresit.
Kur flasim per nivelin e shitjeve, i njejti rezultat eshte edhe ne periferi, ndonese ka aresye teresisht te tjera. Çmimet janë të lira e gama e apartamenteve është shumë e gjerë. Por janë klientët ata që nuk firmosin një kontratë shit-blerje.

Ekonomistët mendojnë se çmimet në periferi duhet të ulen më tej, për t’u dhënë jetë blloqeve bosh të pallateve, për më tepër kur kanë rënë kostot e ndërtimit sipas vrojtimeve zyrtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›