E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncoi dje dy vajza dibrane, kandidati i “Bashkimit për Fitoren” në Dibër 4 vite më parë u denoncua për dhunë ndaj një gruaje (RASTI I PAPRECEDENTË)

Denoncoi dje dy vajza dibrane, kandidati i “Bashkimit për

Ismal Uka, kandidati i koalicionit të Bashkimi për Fitoren në Dibër denoncoi dje dy vajza për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore, me idenë e shpërndarjes së parave, për të atakuar dy operatore të njërit prej shtabeve elektorale të PS. Ai u vu në ndjekje të vajzave me familjarë të tij e kjo ishte një situatë e sikletshme për një qytet me tradita si Dibra.

Policia dhe Prokuroria sqaruan menjëherë akuzat e bëra nga kandidati që në fakt, nuk është hera e parë që ka probleme.

Sipas komunikatave që më parë janë raportuar nga Policia e Shtetit, Ismail Uka në vitin 2019 ka marrë peng dhe ka dhunuar fizikisht një grua tjetër. Në një komunikatë të vitit 2019 thuhet: Me datë 26.11.2019 janë referuar materialet pranë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër për veprën penale parashikuar nga neni 110 (Heqje e paligjshme e lirisë) dhe neni 90 (Dëmtime të tjera me dashje) në ngarkim të shtetasit Ismail Uka i datëlindjes 27.09.1966 me profesion avokat, sepse në dt. 26.11.2019 ka goditur në zyrën e tij dhe ka mbajtur brenda të mbyllur jashtë vullnetit shtetasen S.T e vitlindjes 1963 banuese ne Fushë Bulqize sepse kjo shtetase ka patur një çështje gjyqësore me këtë avokat dhe nuk ka pranuar t’i paguajë shumën e kërkuar nga avokati.

Madje, kjo çështje u bë e bujshme pas transmetimit në emisionin “Fiks Fare”.

Duket se historia e kandidatit vazhdon me çështje që kanë të bëjnë me gjininë femërore. Pas atij denoncimi kanosjeje jo shumë vite më parë, sërish dy vajza dibrane vihen nën shënjeshtrën e avokatit, por këtë herë, vetëm për vota dhe për pushtet.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›