E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me vdekje afgani që vrau 4 francezë

Një ushtar afgan është dënuar me vdekje, nën akuzat se ka vrarë katër ushtarë francezë.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zahir Azimi, tha se një gjykatë ushtarake në Kabul urdhëroi që ushtari Abdul Sabor të varet.

Katër ushtarë francezë u qëlluan për vdekje më 20 janar në qarkun Tagab, të provincës Kapisa, gjatë një trajnimi të përbashkët që përfshinte trupat e udhëhequra nga NATO dhe ushtarët afganë.

Sulmi është në vargun e incidenteve në të cilat anëtarët e forcave afgane të sigurisë kanë sulmuar ushtarët aleatë.

Në një incident të fundit tre ushtarë britanikë janë qëlluar për vdekje nga një afgan me uniformë policie, në provincën jugore të Helmandit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›