Titulli, prioritet për Manchester United

Sir Alex Ferguson thotë se prioritet kryesor i Manchester Unitedit gjatë sezonit të ardhshëm do të jetë titulli i kampionit në Premierligë, pasi e lëshoi atë nga dora në sezonin e fundit, të cilin e fitoi rivali lokal Manchester City.
“Kur Arsenali e fitoi titullin në vitin 1998, ne reaguam dhe e fituam vitin pasues. Duhet të veprojmë njëjtë edhe këtë sezon. Do të ishte e veçantë. Ne e duam titullin. Ky është prioriteti ynë numër 1 – ta fitojmë atë”, deklaroi trajneri skocez i cili është i etur të fitojë trofe të tjerë me Manchester Unitedin pas karrierës së begatshme me këtë ekip.