E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Kriminelët fitojnë 870 miliardë dollarë në vit

Një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se biznesi ndër-kufitar i grupeve të krimit të organizuar në botë kap vlerën prej 870 miliardë dollarëve në vit.

Kjo vlerë e përfitimeve thuhet se është gjashtë herë më e madhe se sa ndihmat zyrtare që jepen për zhvillim në botë, ndërsa përfaqëson 1.5 për qind të GDP-së botërore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar, tha se me aktivitetet e tyre, grupet e krimit të organizuar shkaktojnë miliona viktima për çdo vit. Numri më i madh i viktimave vjen si pasojë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Me një vlerë që kap shifrën e 320 miliardë dollarëve në vit, trafikimi i drogës është forma më fitimprurëse për kriminelët.

Trafikimi i qenieve njerëzore sjell rreth 32 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›