E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet organizatori i protestave përmes Facebook-ut

Një aktivist i opozitës azerbajxhanase është dënuar me dy vjet heqje lirie, për shkak të thirrjeve për protesta antiqeveritare përmes rrjetit social Facebook.

29-vjeçari Bakhtiar Hajijev i tha gjykatës në qytetin Ganja, se vendimi për dënimin e tij është “politik”.

Gjatë këtij muaji, drejtësia e Bakusë ka dënuar edhe një tjetër aktivist opozitar, Xhabar Savalan, për të “njëjtat motive”.

Vendimi i sotëm vjen vetëm disa ditë para vizitës së presidentit evropian, Jirzhi Buzek, në Baku.

Javën e kaluar, Parlamenti Evropian ka shprehur “shqetësimin e thellë” me rritjen e numrit të sulmeve ndaj shoqërisë civile dhe gazetarëve në Azerbajxhan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›