E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropianizimi, shtysë në dialogun Kosovë-Serbi

Shoqëritë civile në Serbi dhe Kosovë mund t`i kontribuojnë dialogut politik duke nxitur çështje shtesë për diskutim, ndërsa roli i tyre është kyç për arritjen e ndryshimeve të brendshme shoqërore, të nevojshme për integrimet evropiane.

Ky konstatim është nxjerrë sot në Beograd nga përfaqësuesit e dy shoqërive.

Në tubimin “Evropianizimi: dialogu civil shqiptaro-serb”, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga Serbia dhe Kosova thanë se angazhimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian kërkon ndryshime thelbësore brenda shoqërisë, të cilat duhet t`i nisë pikërisht sektori civil.

Në hapje të takimit, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se shoqëria civile, në këtë moment, ka potencial më të madh për të hapur një sërë çështjesh me interes për të dyja palët.

Biserko tha se detyra e shoqërisë civile është të bëjë përpjekje për të ndryshuar klimën shoqërore dhe për t`u liruar nga e kaluara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›