E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 6900 policë për zgjedhjet

Për ruajtjen e sigurisë gjatë zgjedhjeve të 5 qershorit, në Maqedoni do të angazhohen plot 6900 policë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, e cila ka saktësuar se efektivat do t`i nënshtrohen një trajnimi të posaçëm.

“Në kuadër të planit aksional, janë mbajtur një seri trajnimesh, ndërkohë që deri më 30 maj, trajnimit do t`i nënshtrohen 6900 punonjës të policisë”, ka deklaruar Jankulovska.

Ministrja e Brendshme ka konfirmuar angazhimin për krijimin e një atmosfere të qetë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›