E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet parashutistja belge

Procesi gjyqesor qe ka terhequr vemendjen e opinionit belg u mbyll me denimin e 26-vjecares se akuzuar per perplasjen ne toke te parashutistes nga 1 mije metra lartese ne nentor te vitit 2006.

E akuzuara u denua me 30 vjet heqje lirie si fajtorja e vetme per sabotimin e parashutes se rivales se vet ne dashuri.

Arsyeja e gjestit makaber ishte xhelozie per lidhjen e dashurise qe viktima 36-vjecare Van Dor kishte me nje kolegun e saj te cilin e dashuronte dhe autorja e aktit.

26-vjecarja nuk e pranoi kurre fajesine nderkohe qe akuza e konsideroi ate si nje vrasese gjakftohte duke kerkuar denimin e perjetshem. Juria mori parasysh dy rrethana lehtesuese paqendrueshmerine mendore dhe moshen e saj te re ne kohen kur ndodhi krimi.

Te dyja grate ishin lidhur me instrukturorin e tyre te parashutizmit dhe ne 18 nentor te vitit 2006 do te kryenin nje hedhje nga lartesia. Prane afrimit me token Van Dor nene e dy femijeve deshtoi ne hapjen e parashutes se pare dhe asaj rezerve. Ne dhomen e e gjyqit nuk ishte i pranishem asnje prej familjareve te te pandehures.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›