E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande Wilders fiton betejen e pare

Politikani holandez Geert Wilders ka fituar te drejten per rinisjen me gjyqtare te rinj te procesit te ngritur ndaj tij per nxitje te urrejtjes ndaj myslimaneve.

Ne deklaratat e tij Wilders e ka krahasuar Kuranin me ligjet e Hitlerit dhe kur nisi procesi gjyqesor ai i tha trupit gjykues se po ndeshkon lirine e fjales.

Ne nje editorial qe mbante firmen e tij ne nje gazete lokale Wilders shkruante Mjaft me Islamin ne Holande. Te mos lejohet me as edhe nje emigrant mysliman.

Subjekti politik i drejtuar prej tij Partia e Lirise eshte i treti per nga madhesia ne Holande dhe pritet qe te luaje nje rol kyc ne koalicionin qeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›