E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Haxhi trajneri i ri i Gallatasarajit

George Haxhi do te jete trajneri i ri i klubit turk te Gallatasarajit duke zevendesuar te shkarkuarin Frenk Raijkard. Lajmin e ka bere dje publik vete klubi i elites turke permes nje njoftimi zyrtar ne faqen e internetit. Haxhi 45 vjec ka qene per pese sezone futbollist i Gallatasarajit 1996-2001 me te cilin fitoi Kupen UEFA ne vitin 2000. Zevendesi i tij do te jete ish-futbollisti i kombetares turke Tugai Kerimoglu. Klubi verdhekuq njoftoi paraditen e se merkures shkarkimin e holandezit Frenk Raijkard i cili pati marre drejtimin e skuadres ne veren e 2009-es duke nenshkruar nje kontrate 2-vjecare. Vendimi per shkarkimin e 48-vjecarit erdhi pas humbjes 4-2 ne shtepi kunder skuadres MKE Aknaragucu te dielen e shkuar. Pas tete javeve te para te kampionatit Gallatasaraji mban vendin e nente me tete pike distance nga kryesuesit e Bursasporit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›