Denoncimi qe zbuloi skandalin e ushtarakeve

Skandali i licencave per tregtine e dinamitit dhe perfshirjen e ushtarakeve te larte ne kete afere te dyshuar eshte zbuluar pas denoncimit te nje firme private. Por ne hetim ka ndikuar edhe ankesa e firmes amerikane "Bechtel", qe nderton rrugen Durres-Kukes, pas humbjes se nje sasie eksplozivi qe sherbente per hapjen e rruges. Ky sipermarres kishte kontrate per furnizim me dinamit nga nje prej subjekteve qe kishin licencuar Forcat e Armatosura "Nitromak Albania" dhe sasia merrej ne Turqi, ose ne depot brenda vendit. Por mesohet se hetimi konkret do te niste kur nje prej firmat konkurruese kishte humbur te drejten e licencimit per import-eksport te eksploziveve me te cilat furnizoheshin kryesisht firmat e ndertimit te rrugeve, minierat dhe guroret. Kater muaj i jane dashur Prokurorise se Tiranes per te zbuluar skemen se si funksiononte rrjeti, ndersa dyshohet se jane leshuar te pakten 11 licenca. Shuma qe paguhej per te perfituar te drejten mendohet te jete nga 100-200 mije leke te reja. Te ndaluarit e operacionit te koduar "NITROMAK" jane Shkelzen Madanin, Drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve ne Forcat e Armatosura, kolonel Kadri Suli, komandant i brigades se furnizimit, Aurela Cotan, perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania" sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqerise "Geoconsult sh.p.k".
Burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes konfirmuan dje per gazeten "KJ" se per te hetuar kete skandal kane mjaftuar nje ankese dhe denoncim nga dy prej firmave. Por hetuesit nuk zbardhen emrin e firmes denoncuese, nderkohe qe ankesa mesohet se eshte bere shume kohe me pare nga "Bechtel", e cila konstatoi se ne inventarin e saj nuk gjendej nje sasi e madhe dinamiti qe sherbente per hapjen e rruges. Duke investiguar rreth ketij fakti, prokuroret e Tiranes mberriten tek denoncimi i nje prej subjekteve qe nuk kishte perfituar dot licence per import-eksport te eksploziveve. Kater muaj me pare nisen te beheshin edhe pergjimet e para ndaj te dyshuarve te arrestuar dhe u vune agjente qe i mbanin nen vezhgim. Zyrtarisht hetimi ka nisur me 3 janar te ketij viti me pergjime telefonike dhe ambientale. "Dy zyrtaret e Forcave te Armatosura kane zvarritur firma te ndryshme per te marre licenca nderkombetare per transport, magazinim dhe trajtim lendesh eksplozive te klasifikuara "materiale ushtarake", tha nje zyrtar i organit te akuzes per gazeten. Firma "Bechtel" kishte nje kontrate me firmen "Nitromak Albania sh.p.k.", e cila duhet te furnizonte "Bechtel"-in me lende plasese.
Te arrestuarit per afera korruptive dyshohet se kane perfituar shuma te ndryshme parash ne interes vetjak duke shperdoruar detyren. Burime nga prokuroria kane bere te ditur se firmat e ndryshme depozitonin te gjitha dokumentet perkatese per te marre edhe licencat e tyre. Nderkohe qe zyrtaret e Forcave te Armatosura te cilat merreshin dhe me shqyrtimin e ketyre dokumenteve nuk i kane perfillur duke shtyre procesin dhe procedurat. Mesohet se gjate hetimit jane konstatuar 11 raste abuzimesh me licencat, kurse ryshfeti i kerkuar sipas denoncuesit varionte nga 100-200 mije leke te reja. Miratimi i licencimit behej nga ana e Forcave te Armatosura prane Ministrise se Mbrojtjes, nderkohe qe nje rol te rendesishem luante edhe i arrestuari Ferdinant Hodo, 48 vjec, me detyre administrator i shoqerise se licencuar "Geoconsult sh.p.k.", pasi kishte lidhje me ushtaraket qe leshonin te drejten per subjektet. Nderkohe qe furnizimi me lende plasese behej nepermjet transportit nga Turqia, ose merrej nga depot e vendit tone sipas interesit te firmes per rastin e "Bechtel". Sipas organit te akuzes dy transporte jane bere per llogari te amerikaneve nga firma shqiptare e licencuar. Ngarkesa me 700 dhe 410 ton dinamit, sasi e mberritur kjo ne Portin e Durresit.
Te ndaluarit refuzojne te flasin pa avokat
Te arrestuarit gjate operacionit NITROMAK nuk kane pranuar qe te flasin gjate dites se djeshme pa pranine e avokateve te tyre. Burime nga grupi hetimor i kesaj ceshtjeje, kane bere te ditur, se te arrestuarit jane izoluar ne qelite VIP te drejtorise se policise se Tiranes, por jane marre edhe ne zyra vec e vec per t'u pyetur. Kolonel Kadri Suli, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Shkelzen Madani, Drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Aurela Cota, perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania" sh.p.k. dhe Ferdinand Hodo, administrator i shoqerise "Geoconsult sh.p.k", pothuajse kane qene ne nje mendje duke mos pranuar te flasin pa pranine e avokatit. Pergjate gjithe seances ata kane mohuar akuzat e ngritura nga hetuesit. Menjehere prokuroret kane lejuar kohe per gjetjen e mbrojtesve ligjore, duke shtyre seancen e marrjes ne pyetje.
Pasoperacioni, kush jane kater te arrestuarit e NITROMAK
Kater personat e arrestuar nga policia pas nje denoncimi per licencat e import-eksportit te dinamitit, jane dy zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe dy administratore te firmave private qe merreshin kryesisht me import te eksploziveve nga vende te tjera per ne Shqiperi dhe per llogari te firmave te ndryshme si gurore, miniera e ndertim rrugesh. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, mesohet se ??Shkelzen Madani, ka mbajtur postin e Drejtorit te Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes dhe eshte vene nen akuze e "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike". Prej rreth 3 vitesh Madani mbante kete post te larte. Nderkaq qe Kadri Suli, prej me shume se 15 vitesh ne ushtri, mbante postin e komandantit te brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, me grade Kolonel dhe akuzohet per vepren penale te "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike" si dhe te "shperdorimit te detyres". Nderkaq qe ne pranga jane vene dhe dy persona te tjere, qe sipas policise jane administratore te dy firmave private qe kane bere te mundur importimin e lendeve plasese nga vende te tjera drejt Shqiperise dhe qe kane ndikuar ne leshimin e licencave firmave te tjera. Policia tha se ??Aurela Cota, perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania" sh.p.k., ka pasur nje pozicion te rendesishem ne importin e eksploziveve per firmat e medha, duke realizuar edhe kontrata. Ajo akuzohet per vepren penale te "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike" dhe Ferdinant Hodo, administrator i shoqerise "Geoconsult" sh.p.k. per vepren penale te "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike" si dhe "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike". Per Hodon hetuesit deklarojne se ne pergjime ai del si nje ndermjetes per leshimin e licencave kundrejt pagesave. Duke nderhyre te zyrtaret, biznesmeni siguronte licencat per kete lloj aktiviteti. Ndersa mbaheshin ne pergjim dhe ndiqeshin levizjet Gjykata e Shkalles se Pare ne Tiranes kishte dhene masen e sigurise ne mungese. Ekzekutimi i masave te sigurimit u shoqerua edhe me kontrollet personale te te dyshuarve si dhe te banesave dhe zyrave te tyre.
Te akuzuarit per korrupsion, rrezikojne 3 vjet burg e gjobe
Te arrestuarit e operacionit "NITROMAK", do te vuajne pasoja e Kodit Penal, i cili parashikon per te ndaluarit, nga gjoba deri ne dy vite burg. Sipas ligjit, per keto vepra penale, personat qe akuzohen denohen nga 200 mije leke gjobe deri ne dy vjet burg. Sipas te dhenave, korrupsioni aktiv ne sektorin privat, eshte "premtimi, propozimi ose dhenia drejtperdrejt ose terthorazi i cdo lloj perfitimi te parregullt, per vete ose per persona te tjere, personit qe ushtron funksione drejtuese ne shoqeri tregtare ose punon ne cdo pozicion ne sektorin privat, per te kryer ose mbasi kryen nje veprim ne kundershtim me detyren ose funksionin e tij, perben kundervajtje penale dhe denohet me burgim nga tre muaj deri ne dy vjet dhe me gjobe nga dyqind mije deri ne nje milion leke". Nderkohe qe korrupsioni pasiv ne sektorin privat, "Kerkimi, marrja, drejtperdrejt ose terthorazi i cdo lloj perfitimi te parregullt a i nje premtimi te tille, per vete ose per persona te tjere, ose pranimi i nje oferte a premtimi qe vjen nga perfitimi i parregullt, nga personi qe ushtron funksion drejtues ose punon ne cdo pozicion ne sektorin privat, per te kryer ose mos kryer nje veprim ne kundershtim me detyren a funksionin e tij, denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne tre vjet dhe me gjobe nga treqind mije deri ne tre milion leke".
Zyrtaret, ligji i ndeshkon njelloj
Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike ndeshkohet pothuajse njelloj si ne sektorin privat. "Premtimi, propozimi, dhenia drejtperdrejte ose terthorazi i cfaredo premtimi te parregullt, personit qe ushtron funksionin publik, per vete ose per persona te tjere per te kryer os mos kryer nje veprim qe lidhet me detyren ose funksionin e tij denohen me burgim nga 6-3 vjet dhe gjobe nga 300-1milione leke".
Kontrolli zgjati deri mengjesin e djeshem
Policia e Tiranes dhe Task-Forca e prokurorise mesyjne ne zyrat e Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura, ku ushtronin funksionet e tyre drejtori i Menaxhimit dhe kreu i Furnizimit, te ndaluar gjate operacionit NITROMAK. Burime zyrtare thane se deri ne oret e para te mengjesit te djeshem jane sekuestruar dokumentacione e materiale shkresore qe kishin te benin me procedurat dhe aktet per licencat e leshuara me qellim importin e eksploziveve. Kontrolle jane kryer edhe ne banesat e te dyshuarve, ndersa mesohet se jane konfiskuar te pakten kater dosje me materiale te rendesishme. Hetimet ndaj te arrestuarve kishin nisur qe kater muaj me pare, kur nje firme, qe merrej me nxjerrjen e gureve dhe cakullit ka bere denoncimin pasi dy zyrtaret e Ministrise se Mbrojtjes i kishin kerkuar para, ne kembim te dhenies se licences. Mesohet se jane konfiskuar dokumente te ndryshme qe jane derguar ne Prokurorine e Tiranes, ku do i nenshtrohen kontrolleve dhe ekzaminimeve ne lidhje me leshimet dhe akuzat e bera nga firma denoncuese. Sipas burime nga grupi hetimor, te arrestuarit kane marre shume qe nisnin nga 100 mije leke, ne lidhje me firmat qe kerkonin qe te benin shperthime per nxjerrjen e gureve te ndryshem, te cilet do shiteshin me pas ne tregun e vendit. Sipas policise Madanit i jane gjetur me vete disa dokumente qe e kane implikuar ate ne aferat e paligjshme. Ne pranga kane rene, nje kolonel dhe Drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, i akuzuar per marrje parash per dhenien e lejeve dhe shitjen e lendeve plasese. Nepermjet dokumentacioneve do te vleresohet nese firmat konkuruese kane patur diference apo jane favorizuar ne marrjen e licences. Dosjes hetimore i jane bashkangjitur edhe pergjimet telefonike dhe ambientale.