E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Tatimeve nen arrest shtepie

Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Arben Sefgjini dhe tre ish-SHIK-asit e tjere qe jane tc dyshuar lidhur me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, eshte vene nen masen e sigurise se arrestit shtepiak, pas vendimi qe dha dje Gjykata e Krimeve te Renda te Shkalles se Pare. Per rrjedhoje, Sefgjini ka humbur perkohesisht edhe vendin e punes, pasi sipas procedurave te njohura ligjore, ai konsiderohet i pezulluar deri ne nje vendim gjykate qe do te konsideroje ose jo akuzat e ngritura nga prokuroria. "Arrest shtepie" eshte dhene dje edhe per Budion Mece e Avni Koldashi, ish-inspektore te SHIK ne kohen kur u rrembye 42 vjecari, pronar i firmes se duralumineve ne Tirane, "Albatros". Nderkohe qe per te katertin, Ilir Kumbaro, eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar. Interpol Tirana ka nisur procedurat per shperndarjen e fotove dhe gjendjes se rrezikshmerise se ish zyrtarit.

Arben Sefgjini, drejtues i deges se SHIK ne Tirane deri me 1997, aktualisht kryetatimor, eshte njoftuar dje zyrtarisht nga autoritetet policore lidhur me masen e arrestit shtepiak, duke iu kujtuar fakti se automatikisht sipas ligjit pezullohet nga puna, deri ne perfundim te procesit gjyqesor. Por e drejta e firmes i takon ministrit te Financave, Ridvan Bode dhe kryeministrit Sali Berisha, nderkohe qe pritet te behet shpallja e vendimit per t'u lene kohe paleve te marrin masat per apelim. Sipas ligjit, dhjete dite eshte koha e perpilimit shkresor te vendimit dhe pas kesaj, palet kane te drejte animimi.

MASA

Pas kembenguljes se prokurorise, ne dy dite ballafaqimesh e diskutimesh ne gjyqesor, trupi gjykues vendosi dje masen e sigurise "arrest shtepie" per tre ish SHIK-asit e akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha ne vitin 1995. Tre te akuzuarit qe gjenden ne Shqiperi, Arben Sefgjini, Budion Mece e Avni Koldashi nuk kane qene te pranishem gjate seances se djeshme gjyqesore, por jane perfaqesuar nga avokatet e tyre. Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur arrest shtepie per tre ish-SHIK-asit e akuzuar per rrembimin e me pas torturimin e biznesmenit Remzi Hoxha.

Ka qene ora 09:00, kur makina ngjyre vishnje me targa TR 0316 K ka hyre me shpejtesi te madhe ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne sedilen e pasme ishte prokurori i ceshtjes, i cili shoqerohej nga nje prej truprojave te prokurorise. Seanca gjyqesore eshte bere me nje fshehtesi te madhe dhe ka zgjatur kater ore me radhe. Gjyqtari i gatshem Fran Predi ka lene ne fuqi kerkesen e prokurorit Xhevat Hana, per te vendosur nje mase shtrenguese ndaj tre te pandehurve, te cilet hetoheshin ne gjendje te lire. "Ne fund te seances trupi gjykues vendosi te caktoje ndaj te pandehurve Arben Sefgjini, Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, Avdi Koldashi, si dhe Budion Mece, masen e sigurise arrest shtepie. Nderkohe qe i pandehuri i katert, Ilir Kumbaro, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar", pohuan burimet nga gjykata.

Dy dite me pare prokurori i ceshtjes eshte paraqitur disa here ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku edhe ka depozituar te gjitha dokumentacionet per te cilet gjykata duhet te caktonte masen e sigurise "arrest shtepie" per tre te pandehurit qe ndodhen ne vendin tone. Gjykatesi Fran Prendi ka shtyre seancen gjyqesore, pasi deklaroi se kishte nevoje te njihej me te gjitha dokumentet qe kishte paraqitur organi i akuzes. Ne aktet e dorezuara ne gjykate mesohet se kane qene edhe disa deshmi, te cilat tregojne qe tre te pandehurit kane marre peng diten ngjarjes biznesmenin Remzi Hoxha dhe me pas e kane torturuar. Drejtori i Tatimeve Arben Sefgjini, sipas ligjit ne keto raste pezullohet automatikisht nga detyra. Nderkohe qe do te jete policia ajo qe duhet te vihet ne gatishmeri te tre te pandehurve qe gjenden ne vendin tone per t'i pasur nen vezhgim. Ne rast se tre te pandehurit tentojne largimin nga vendi ose nga banesa, atehere do te jete gjykata ajo qe duhet te jape nje mase tjeter edhe me shtrenguese, si ajo e "arrestit me burg".

Pritja per seancen e 16 majit

Kater ish SHIK-asit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane marre peng e me pas kane torturuar biznesmenin Remzi Hoxha ne vitin 1995. Ende nuk jane bere te ditura arsyet pse biznesmeni shqiptaro-maqedonas u rrembye dhe zhduk, por deshmite e dy te rrembyerve te tjere, Ziso Kristopulli e Avdyl Loshaj, qe gjendeshin ne 21 tetor te 13 viteve me pare ne shoqerine e 42 vjecarit, cuan edhe ne rihapjen e dosjes dhe me pas ne dergimin per gjykim te kater te pandehurve. Ceshtja u rihap ne vitin 2003, por pas arrestimit te tre te dyshuarve dosja u mbyll nga gjykata per t'u rihapur ne vitin 2006. Organi i akuzes nuk ka percaktuar se kush ka qene objekti i rrembimin te biznesmenit, duke ia lene ne duar gjykates. Seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te kater te pandehurve do te zhvillohet ne 16 maj. Mbi kater te dyshuarit Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, ky ne kerkim, Budion Mece e Avni Koldashi, rendon akuza e "rrembimit te personit" dhe "torturimit me pasoja te renda".

Masa e gjykates, Sefgjini hesht

Megjithe perpjekiet per te kontaktuar me Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini, ka qene e pamundur te merrej edhe dje, nje prononcim ne lidhje me masen e sigurise te caktuar nga Gjykata e Krimeve te Renda. Qe prej dites kur Prokuroria deklaroi marrjen te pandehur te Sefgjinit dhe tre ish kolegeve te tij, nuk ka pasur asnje reagim per kete hetim dhe cilesim akuze "rrembim me pasoje zhdukjen". Kryetatimori ka zgjedhur heshtjen, nderkohe qe tashme marrja e mases administrative pas "arrestit te shtepise" mbetet ne duart e eproreve te tij.

Makina e policise perplas fuoristraden e prokurorit

Nje aksident ka ndodhur brenda ambienteve te Gjykates se Krimeve te Renda gjate dites se djeshme, ndersa kishte mbaruar masa e sigurise per kater ish SHIK-asit. Makina fuoristrade e Drejtorise se Policise Tirane, teksa ishte duke marre kthesen, ka goditur makinen e Prokurorise se Krimeve te Renda, e cila ishte parkuar shume afer saj. Ne momentet kur shoferi i prokurorise ishte ne pritje te prokurorit Xhevat Hana, i cili pritej te dilte nga seanca gjyqesore per caktimin mases se sigurise, ka pare makinen e cila ishte copetuar ne pjesen e perparme te saj. Ne makinen e policise se Tiranes mesohet se ndodhej i ndaluari per trafikun e 74 pistoletave, Mehmet Zharku dhe per kete shkak aksidenti nuk eshte raportuar nga ana e uniformave blu. Kurse makina e prokurorise gjendej per shkak te mases ndaj kater te pandehurve per rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha. Por mesohet se demi ka qene material, nderkohe qe Mehmeti eshte transportuar per ne qelite e paraburgimit te 313-es pas mases se sigurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›