E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca 103 pike ne nje vit

Fundi i vitit është kohë bilancesh. Por, kur bëhet fjalë për Barcelonën është e paevitueshme që të mos flasësh për rekorde.

Përkrah Lionel Messit që po thyen primate njëri pas tjetrit, e njëjta gjë ndodh edhe me skuadrën.

Katalanët kanë grumbulluar 103 pikë gjatë vitit kalendarik 2012, duke qenë skuadra më e mirë në La Ligan spanjolle.

Ata lënë pas me 10 pikë Realin e Madridit, kampion të edicionit të kaluar.

Kjo falë diferencës që skuadra e Tito Vilanovës ka krijuar me rivalët e përjetshshëm në gjysmën e parë të këtij sezoni.

Plot 16 pikë, të cilat bëjnë që gara për titull të duket e mbyllur.

Me 57 gola, Barcelona ka barazuar edhe rekordin e realizimeve gjatë fazës së parë në kampionatin spanjoll. Për herë të parë kjo shifër ishte regjistruar në sezonin 1950-1951.

Me një ecuri të tilla skuadra e ëndrrave do ta kalojë kuotën e 100 pikëve në fund të sezonit dhe atë të 100 golave të shënuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›