Urimi i Mbretereshes Elizabete

Mbretëresha Elizabetë është bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për meshën e Krishtlindjeve në kishën Sandrigam.
Mbretëresha e cila sapo ka marrë veten nga një i ftohtë, ka ndjekur meshën nën shoqërinë e bashkëshortit të saj Princ Filipit.
Princi Uilliam dhe bashkëshortja e tij Kejt e cila është shtatzënë nuk merrnin pjesë në meshë. Ata e kanë kaluar këtë ditë në shoqërinë e prindërve të Kejt duke thyer kështu traditën e mbledhjes së familjes mbretërore në rezidencën e Sandrigamit.
Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë përshëndetur familjen mbretërore, të cilët nga ana e tyre kanë marrë urimet e Princit Çarls dhe bashkëshortes së tij Kamila.
Një turmë fëmijësh kanë dhënë lule dhe dhurata për mbretëreshën pasi ajo ka dalë nga kisha.
Me miliona njerëz kanë ndjekur më pas mesazhin e mbretëreshës Elizabet për Krishtlindjen një ritual i nisur nga gjyshi i saj Xhorxh i pesti në vitin 1932.
Për herë të parë monarkja e ka regjistruar këtë mesazh në 3D.