Denoncoi mjekun, kercenohet me vdekje
Gezim Ashimi
Daja i 17-vjecares Matilda Petriti, nga fshati Libonik, i rrethit te Korces, e cila nderroi jete pas nderhyrjes mjekesore per heqjen e bajameve, ka bere te ditur dje se ka marre kercenime me vdekje, pas akuzave ndaj mjekut kirurg Xhevahir Hoxhallari. Luan Adili ka shkuar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces per te paraqitur kallezimin penal ndaj personave te panjohur, te cilet e kane kercenuar me qellim qe familja e viktimes te terheqe denoncimin ndaj mjekut. Luan Adili pretendon se eshte fyer e kercenuar nepermjet nje telefonate anonime per terheqjen e denoncimit qe ka ngritur ndaj mjekut pogradecar, Xhevahir Hoxhallari. I kercenuar nga nje person ende anonim dy dite me pare, Luan Adili i eshte drejtuar me nje kallezim penal si komisariatit te Korces edhe Prokurorise se Rrethit. Burime te policise se Korces konfirmuan dje per "Koha Jone" se "ne zyren perkatese eshte depozituar nje denoncim per kanosje e kercenim nga shtetasi Luan Adili". Te njejtat burime pohuan se ceshtja po ndiqet nga nje oficer i policise gjyqesore. Daja i vajzes qe vdiq pas operacionit tregoi dje per "Koha Jone" se ka qene per vizite te motra e tij kur ka marre telefonaten anonime nga nje celular. Nje ze i panjohur e ka share dhe fyer ne dinjitetin e familjes me pas e ka kercenuar qe te terheqe denoncimin ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari, pasi ne rast te kundert do t'i rrezikohej jeta e tij dhe e familjes. "Pas kesaj telefonate kercenuese me erdhi edhe nje telefonate tjeter anonime, por motra ime e mbylli celularin", thote Luan Adili, i cili paraditen e djeshme ka qene ne komisariatin e Korces per te denoncuar kete kercenim. Ai tha se, pavaresisht nga ky reagim kercenues, qe dyshon se eshte ndermarre nga njerez te afert me mjekun do te vazhdoje te kerkoje qe te dale e drejta per shkakun e vdekjes se mbeses se tij. "Une kam qene personi qe kam shoqeruar mbesen time ne spital e ne morg. Pas vdekjes se saj, jam drejtuar ne Prokurori per te denoncuar mjekun Xhevahir Hoxhallari. Per kete arsye mendoj se kercenimet me jete drejtohen pikerisht tek une qe te terhiqem nga denoncimi per mjekun. Por une dhe familja e vajzes jemi te bindur qe gjaku qe mbesa derdhi per gati 2 jave me radhe nuk shlyhet lehte, prandaj do te vazhdojme te kerkojme drejtesi, pavaresisht nga kercenimet", tha Luan Adili. Vajza 17-vjecare Matilda Petriti u operua nga bajamet ne fillim te muajit prill te ketij viti ne nje klinike private te qytetit te Pogradecit, ku ushtron profesionin mjeku Xhevahir Hoxhallari. Pas me shume se dy javesh, gjendja e saj shendetesore u perkeqesua dhe pas hemorragjive te shumta, adoleshentja humbi jeten ne nje spital te kryeqytetit. Te afermit e vajzes pretendojne se ka qene nje mjekim i pakujdesshem nga ana e mjekut Hoxhallari, ai qe i ka shkaktuar vdekjen 17-vjecares, dhe per kete kerkojne drejtesi.
Ministria kerkon pezullimin
Prokuroria e Rrethit te Tiranes do t'i kerkoje Ministrise se Shendetesise pezullimin nga puna e mjekeve, te cilet kane operuar 17-vjecaren Matilda Petriti. Ballafaqimi i deklarimeve te mjekeve me rezultatet e ekspertizes mjeko-ligjore per shkakun e vdekjes se pacientes nga Korca ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", eshte nje nga procedurat hetimore, qe do te ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor ne Tirane. Nga ana tjeter, burime nga prokuroria bene te ditur se deklarimet e mjekeve qe mjekuan 17-vjecaren do te verifikohen me rezultatet qe pritet te dalin ditet ne vijim nga autopsia e viktimes.
Ekspertet, ende asnje pergjigje
Diagnoza perfundimtare qe ka cuar ne vdekjen e Matilda Petritit, pritet qe te dale pas dy javesh. Brenda kesaj kohe, ekspertet mjeko-ligjore do te kryejne te gjitha analizat si dhe autopsine, ne menyre qe te gjejne nje pergjigje te vertete dhe ligjore per kete ngjarje te rende. Deri tani, mjeket kane dhene diagnozen paraprake "shok hemorragjik", por arsyet qe cuan ne kete hemorragji do te sqarohen brenda dy javesh. Vetem atehere do te zbulohet nese mjeku Xhevahir Hoxhallari ka qene pergjegjes i drejtperdrejte i vdekjes se 17-vjecares.