E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon dy vellezer per prostitucion

Milano - Dy vellezer shqiptare, Ylber dhe Adriatik Mezja, 31 dhe 24 vjec, jane vene ne pranga nga policia italiane, pasi jane denoncuar nga nje vajze, e cila pretendon se eshte detyruar te prostituoje ne rruge per llogari te tyre. Pasi kishte mundur te largohej nga dy te dyshuarit, 28-vjecarja, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur, ka telefonuar ne numrin jeshil te policise italiane, duke u dorezuar dhe denoncuar te rinjte bashkekombes te saj. Me pas ka qene policia italiane, qe ka vene ne pranga dy vellezerit, nen akuzen e shfrytezimit te prostitucionit. Vajza kishte mberritur ne Milano ne vitin 2001 dhe qe nga ajo kohe dy te prangosurit e kishin detyruar te dilte ne rruge qe te ushtronte prostitucion. Disa dite me pare, kjo e fundit kishte shkuar te nje mikja e saj dhe duke punuar ne internet kishte gjetur numrin jeshil, per vajzat qe shfrytezoheshin. Gjate marrjes ne pyetje, 28-vjecarja eshte rrefyer per historine e saj disavjecare ne rruget e Milanos. Vajza ka treguar per policine se ishte detyruar ne vitin 2002, qe te abortonte, pasi kishte ngelur shtatzene, duke paguar 500 euro per nderhyrjen. Ajo kishte mberritur nga Shqiperia me nje gomone, kur ishte trafikuar dhe me pas kishte perfunduar ne rruge.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›