E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej ne Tirane, kapet ne Itali

Savona - Policia italiane e Savonas ka vene ne pranga nje shqiptar, te shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia shqiptare, per akuzen e demtimit me dashje. Ivraldo Dida, 21 vjec, eshte arrestuar nje dite me pare, si i dyshuar per disa ngjarje. Mesohet sipas mediave vendase, se Dida ishte shpallur ne kerkim nga Interpol Tirana, qe e kishte futur emrin e tij ne listen e personave ne kerkim nderkombetar. Dida eshte kapur ne Vareze, ne shtepine e nje kusheriri te tij, ku rrinte pa dokumente te rregullta. Ai ishte shpallur ne kerkim ne muajin shtator, ndersa dje agjentet italiane e kishin ndjekur te riun per disa ore dhe ne mesdite e prangosen ne rruge, ndersa udhetonte me nje makine.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›