Droge nga Shqiperia, kapet 8 kg heroine
Athine - Policia greke sekuestron 8 kg droge, qe dyshohet te jete heroine, ndersa ka vene ne pranga tre shqiptare, ku nje eshte femer 19 vjece. Operacioni eshte zhvilluar mengjesin e djeshem nga agjentet e zones ne Thesaloniki, ndersa te rinjte perpiqeshin te hynin ne territorin grek me sasine e narkotikut qe vinte nga Shqiperia. Emrat e te ndaluarve nuk u bene publik per momentin per shkak te hetimeve, nderkohe qe aksioni kishte nisur qe prej mbremjes se premte dhe dyshohet se nje prej te ndaluarve eshte autor i plagosjes se nje efektivi policie me 12 tetor te ketij viti. Policia ka zbuluar edhe nje sasi kokaine, arme dhe sende te tjera te dyshimta. Sipas hetimeve, te rinjte perdornin rrugen midis brezit kufitar shqiptaro-grek per te kryer trafikun e narkotikeve. Nje prej te ndaluarve eshte kapur me 8,674 kg heroine dhe 1100 euro, ndersa udhetonte me nje autobus drejt Athines. Tre shqiptaret akuzohen per trafik droge, ushtrim dhune, mbajtje armesh pa leje dhe plagosjen e oficerit grek.