Denoncon vjehrrin per kujdestarine e djalit
BERAT- Gjyshi kerkon te mbaj kujdestarine e nipit nje vjecar pas burgosjes se djalit, por eshte denoncuar nga nena e femijes. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Pellumbas, komuna Lumas e rrethit te Beratit. Elda Gabilo, 21 vjece, mesohet se diten e djeshme ka denoncuar ne organin blu vjehrrin e saj, Hasan Gabilo. Shkak i denoncimit mesohet te jete bere kujdestaria e djalit te saj te mitur, pas burgosjes se bashkeshortit. Mesohet se 21 vjecarja, banore e nje tjeter fshati, pas denimit te burrit me tre vjet heqje lirie per vepren penale te "dhenies se ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit", kishte vendosur te jetonte ne banesen e prinderve te saj. Ditet e fundit ajo mesohet se e kishte lene djalin ne shtepine e bashkeshortit, por ne kohen qe ka shkuar per ta marre eshte hasur me kundershtine e gjyshit te tij, 58 vjecarit Gabilo. Ky i fundit mesohet se nuk ka pranuar qe nusja ta marre femijen, me pretendimin se duhet te jetonte ne shtepine e te atit. Pasi ka pare se nuk mund te bindte vjehrrin per kujdestarine, nusja e re i eshte drejtuar organit blu. Ajo ka bere nje denoncimin, ku ka kerkuar ndihme. Policia deklaroi se ka negociuar per dergimin e femijes se mitur tek nena e tij. Nderkohe qe ndaj Hasan Gabilo, ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale te "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit".
E.Hazizolli
E.Hazizolli