E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje te reja ne Ukraine

Presidenti i Ukraines, Viktor Jushcenko, ka shperndare parlamentin dhe ka shpallur zgjedhje te reja me shtate dhjetor. Viktor Jushcenko iu beri thirrje votuesve te dalin ne zgjedhje. Ai e hodhi kete hap pas renies se koalicionit qeveritar properendimor. "Une jam thellesisht i bindur se koalicioni demokratik u rrenua vetem nga ambiciet personale te nje individi, nga etja per pushtet dhe venia e interesave personale mbi ato te kombit. Iu bej thirrje votuesve qe te marrin pjese aktive ne zgjedhje", tha presidenti Jushcenko dje duke shpallur zgjedhjet e reja. Keto do te jene zgjedhjet e treta te pergjithshme ne Ukraine ne me pak se tre vjet. Partia Ukraina Jone e presidentit Jushcenko dhe Blloku Timoshenko i kryeministres Julia Timoshenko, kane pasur mosmarreveshje te thella.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›