Kukes, minierat jepen per 1 euro
Qeveria rikthen vemendjen nga sektori minerar. Keshilli i ministrave ka vendosur ne mbledhjen e djeshme te jape per 1 euro me koncesion, disa miniera dhe fabrika ne qarkun e Kukesit. "Miniera e kromit", Kalimash, "Miniera e kromit", Vlahen, "Fabrika e pasurimit te kromit", Kalimash dhe "Fabrika e pasurimit te bakrit", Golaj, sipas nje propozimi te ministrise se Ekonomise do te kalojne ne pronesi private nepermjet formes koncensionare 1 euro. Sipas burimeve nga qeveria objektet e percaktuara vleresohen se, paraqesin interes per investime private, ne fushen e veprimtarise minerare. Shpenzimet per realizimin e procedurave per dhenien me koncesion, te perballohen nga ofertuesi fitues. Rritja e cmimeve minerale ne tregun nderkombetar ka ringjallur edhe nje here interesin per eksportet te ketyre produkteve. Vetem vitin qe shkoi te ardhurat nga eksporti i mineraleve kane kaluar te 120 milione eurot. Prodhimet e nentokes u shiten kryesisht ne tregjet kineze. Per sa i perket burimeve natyrore, nje strategji e fundit e qeverise per nxitjen e eksporteve, shikon me leverdi mineralet, produktet bujqesore dhe blegtorale dhe pasurite ujore te vendit. Mineralet ne Shqiperi perbejne nje potencial tjeter mjaft te konsiderueshem dhe qe garanton jo vetem permiresimin dhe zbutjen e deficitit tregtar, por edhe nje sektor me nje rritje te qendrueshme ne pergjithesi. Si sektor me leverdi, qeveria kohet e fundit ka marre nje vendim per rritjen e rentes minerare ne rreth 10 per qind nga 2 per qind qe ka qene aktualisht. Qeveria eshte duke reflektuar ne drejtim te permiresimit te sistemit fiskal te te gjithe pasurise kombetare qe ka Shqiperia.