E Martë, 3 Nëntor 2026

Denoncuesja: Motra shpartalloi shtëpinë, kërcënonte mamanë

Një tjetër rast dhune u trajtua në emisionin “Jetë Shqiptare”, ku shkak është bërë sërish prona.

Mamaja ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga vajza e saj, e cila e kërcënonte dhe kërkonte ta nxirrte nga shtëpia.

“U kërkua sepse motra ime pas humbjes së babait, me karta falso, pa I ditur ne, nisemi për në Greqi ku jetonim. Motra shkoi në shtëpi dhe përzuri mamanë, shpartalloi gjithë shtëpinë.

Drita Topizu vinte dhe e kërcënonte mamanë, donte ta përzinte”, ka thënë motra e kërcënueses.

Ajo ka sqaruar më tej se edhe motra e saj ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga mamaja, ndonëse gjykata e ka rrëzuar. Sipas saj, motra pretendon se shtëpia i përket asaj dhe jo mamasë.

“Edhe motra ka kërkuar urdhër-mbrojte dhe nga unë. Mamaja e ka shtëpinë e saj. Motra kërkonte urdhër-mbrojtje nga unë edhe pse vinte më kërcënonte bashkë me të shoqin e saj. Ajo pretendon se shtëpia është e saj dhe përzënë mamin jashtë.

Mamaja e ka siguruar urdhrin e mbrojtjes që në qershor 2023.

Kemi bërë dhe gjyqe, por gjykata nuk ka pranuar asgjë, ja ka rrëzuar kërkesat motrës edhe urdhrin e mbrojtjes së motrës. Ka mbetur në fuqi urdhri-mbrojtjes së nënës”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›