E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, vihet në pranga biznesmeni 43-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një biznesi, pasi tentoi të korruptonte drejtorin e Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, Rajonal të Tiranës, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar.

Sipas policisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›