E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dentistët, mbi 500 të diplomuar mbetës në testim

dentistMbi 500 të diplomuar  për detistë kanë rezultuar mbetës në provimin e shtetit. Niveli i tyre i dobët ka lënë pa fjalë  vlerësuesit e provimit të shtetit, të cilët jnë ballafaquar me përgjigjie amatore, pa kurrfarë lidhje me fushën për të cilën jnë diplomuar.

Shifrat tregojnë se  1 në 3 stomatolog rrezikojnë të mos punojnë në profesionin e tyre.

Vitin e kaluar stomatologët kanë dalë akoma më dobët, fakt që vërtetohet nga mesatarja 6,2. Madje siç raportohet në gazetën Shqip me notën 10 është vlerësuar vetëm një kandidat nga  148 të testuar.Nuk kanë mundur të grumbullonin as 50% të pikëve plot 38 stomatologë dhe 23 mjekë.

Ata nuk do munden ta ushtrojnë profesionin, pavarësisht diplomës që kanë deri në vitin tjetër. Për tu quajtur kalues  në provimin e shtetit , kandidatët duhet të grumbullonin  më shumë se 50 pikë  nga 100 të mundshme./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›