E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, si një kryefamiljar i dehur që harxhon gjithë paratë dhe e lë frigoriferin bosh

ramaPartia Socialiste ka prezantuar gjatë ditës së sotme programin e saj ekonomik në qytetin e Beratit. Kryesocialisti Rama, gjatë fjalës së tij ka thënë se në Shqipëri ka mbaruar një epokë, gjatë së cilës vendi është udhëhequr nga një karagjoz i dhunshëm.

“Bindja jonë është se në Shqipëri ka mbaruar një epokë, sepse ka shterruar modeli ekonomik kuturu: O burra përpara se nuk ka rëndësi e nesërmja”, tha Rama, duke akuzuar Berishën se e ka shtrirë pushtetin familjar në të gjithë vendin.

Rama ka ironizuar me kryeministrin, duke thënë se është si një kryefamiljar i dehur, që harxhon gjithë paratë dhe e lë frigoriferin për familjarët bosh.

Berisha e drejton Shqipërinë si një kryefamiljar i dehur, që konsumon gjithë paratë e javës dhe hap frigoriferin, që e gjen bosh, dhe u thotë: Sa të lumtur që jeni!”

“U thotë fshatarëve: Mbillni ullinj dhe atyre u mbetën ullinjë në shtëpi deri në dhomë të gjumit”.

“Kryeministri thotë: Turizëm, turizëm, turizëm! Po ku është turizmi? Berati po bie. Gjirokastra po zhduket. Kruja rri mbi një këmbë. Kemi një program jo për ta hedhur në kosh, por për ta vënë në tryezën e Këshillit të Ministrave. Ne do ta rilindim Beratin. Këtë di tu them unë. Ne do tu japim gjithë qytetarëve atë shije dhe kënaqësi për të dalë në shëtitore apo për tu rikthyer në këtë qytet“, ka thënë Rama, sipas të cilit, ka ardhur koha për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›