Deponia në veri të Mitrovicës pritet të licencohet nga MMPH

Ekipi i inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës kreu një vizitë inspektive në deponinë regjionle në këtë qytet, respektivisht në lokacionin e fshatit Ballaban. Ky inspektim, i pari që nga paslufta në këtë pjesë të Mitrovicës, është rezultati i parë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës.
Nga inspektimi i kryer është konstatuar se deponia nuk posedonte dokumentacionin ligjor, për çka edhe është urdhëruar që operatori të i nënshtrohet procedurave administrative ligjore për pajisje me pëlqim mjedisor dhe licencë për deponinë.
Me marrjen e pëlqimit mjedisor dhe licencës nga MMPH, kjo deponi do t’i ipet në mbikqyrje Zyrës Administrative si deponi regjionale për nevojat e tri komunave të veriut të Kosovës./Indeksonline/