E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presionet s’bëjnë punë, jemi mbështetur për mur

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se kreu shtetëror serb shkon në Bruksel për të biseduar rreth, siç ka thënë ai, paralelizmit të institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar unitetin shtetëror se Beogradi dëshiron marrëveshje, por nuk dëshiron kurrsesi pranimin e Kushtetutës së Kosovës, njofton B92. Ai ka thënë se edhe nuk pret shumë që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të bëjnë presion kundër Prishtinës, sepse ata tashmë janë mësuar të bëjnë presion kundër Serbisë.

“Kur bëhet presion i madh mund të shpërthejë. Ne nuk kemi nga t’ia mbajmë. Atë që e kemi propozuar, e kemi propozuar sinqerisht dhe anojë serb më nuk do të ofrojë më shumë nga kjo, thelbësore janë vetëm kompetencat”, ka thënë Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›