E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozituesit grekë në Luksemburg, në shtator lista “Juncker”

Pas listës "Lagarde" që përmmante emrat e 2 063 grekëve që kanë depozituar paratë e tyre jashtë vendit, dhe listës së Lihtenshtein me 54 000 emra të tjerë, së shpejti do të bëhen të ditura edhe emrat e depozituesve grekë që kanë para në Luksemburg.

Ministri grek i Financave, Janis Sturnaras i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Ministrit të Financave të Luksemburgut, për dërgimin e të dhënave të depozituesve grekë në këtë vend.

Depozitat e individëve dhe kompanive greke në Luksemburg janë llogaritur të jenë në shifrat 600-800 milionë euro.

Më 4 qershor, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker tha se autoritetet greke nuk kanë kërkuar një listë të depozituesve grekë në Luksemburg dhe se nëse ata e kërkojnë, do t’iu sigurohet menjëherë.

Zyrtarët e ministrisë së Financave thonë se lista e ashtuquajtur lista "Juncker” do t'i jepet Greqisë në fillim të shtatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›