Deputetja kosovare këpucë kundër Bushit të Vetëvendosjes (VIDEO)
Kosovë- Deputetja Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës mesa duket donte të shndërrohej në Mountazer al-Zaïdi (gazetari irakian, që gjuajti me këpucë presidentin amerikan Bush) teksa tentoi të bënte diçka të tillë kundër Liburn Aliut, të partisë Vetëvendosja.
Teksa deputeti nga Presheva por mbante fjalim për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, Musliu kapi një gotë me synimin për të goditur Aliun, por ndërroj mendje dhe më pas hoqi këpucën e saj…Për fat të mirë edhe kësaj here ndryshoi mendim.
Situata ka ngjallur edhe batuta në sallë, sepse disa kanë filluar ta quajnë depueteten ‘Ganiemete Këpuca’.