E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ: Ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës

TIRANE- CEZ Shpërndarje njofton konsumatorët për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. 

Kështu, bëhet me dije se energjia do të mungojë në një pjesë të Kombinatit, në rrugën e ‘Qelqit’ dhe ‘Hamdi Cenomeri’, si dhe në zonën e Alliasit, nga ora 10:00 deri në orën 13:00 

Sipas CEZ, shkak për ndërprerjen është bërë zhvendosja e 2 shtyllave të tensionit. Ndër të tjera CEZ thekson se do punohet për rikthimin sa më parë të energjisë në këto zona.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›