E Diel, 1 Nëntor 2026

Depp, braktiset për një modele franceze

Aktori i famshëm holivudian, Johnny Depp, është braktisur nga aktorja amerikane, Amber Heard. Raportohet se Depp, 49 vjeçar, është shumë i mërzitur, pasi Heard i dha fund lidhjes së tyre shtatë muajshe.

Sipas burimeve pranë çiftit, 26 vjeçarja e ka braktisur atë pasi ai shpeshherë nuk kishte kohë për të. 
Ndërkaq, një mik i Depp ka thënë se gjërat mes tyre u përkeqësuan kur ata filluan të bisedonin rreth martesës dhe lindjes së fëmijëve.

Pas ndarjes nga ylli i “Pirates of the Caribbean”, thuhet se Amber ka shkuar në Paris me të dashurën e saj të re, Marie de Villepin, vajzën e ish-kryeministrit francez, Dominique de Villepin.

Johnny, fillimisht ishte lidhur me biseksualen Amber, pas ndarjes nga Vanessa Paradis, në qershorin e vitit të kaluar. 

Ai dhe Vanessa, u ndanë pas lidhjes 14  vjeçare, nga e cila kanë dy fëmijë, Lily-Rose, 13 vjeçare dhe 10 vjeçarin Jack. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›