Egzona: Fitorja në X Factor, do të ishte mrekulli

Egzona Ademi është një nga gjysmë finalistet e garës për talente “X-Factor Albania”.
Ajo është 27 vjeçare dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Dramës në Prishtinë, ndërsa performancat e saj, kanë marrë gjykim shumë pozitiv.
Kjo gjë të bën të mendosh, se ajo mund të jetë një ndër pretendentet për të fituar vendin e parë, që përkon edhe me pritjet e Egzonës:
"Në radhë të parë, të marr më të mirën e kësaj eksperience, sinqerisht që dëshiroj që të marr edhe çmimin e parë, por gjithçka do të varet se si do të paraqitem në ditët në vijim. Sepse është gjithçka “live” dhe asnjëherë nuk është gjithçka 100% e sigurt, sepse emocionet bëjnë të tyren."
Në një intervistë për ''KJ", e pyetur se cila do të ishte gjëja e parë që do të bënte nëse do të ishte fituesja e X-Factorit, Egzona është përgjigjur:
"Sinqerisht nuk e kam menduar, kam menduar çfarë do të them nëse do të largohem, por jo nëse do të jem fituesja. Më duket si një ëndërr nëse do të realizohet, me të vërtetë që nuk e kam menduar. Do të ishte një mrekulli, por më shumë, nuk di të them se çfarë do të bëja." /Indeksonline/