Tregon më shumë se që duhet

Befason aktorja 20-vjeçare, interpretuese e personazhit të Hannah Montanas.
Pikërisht atëherë kur mendohej se Miley Cyrus nuk mund të bëjë dot më shumë sesa ka bërë, ja ku aktorja dhe këngëtarja ka provuar se të gjithë e kishin gabim.
Vajza 20-vjeçare, interpretuese e personazhit të Hannah Montanas, ka realizuar shërbimin fotografik më "hot" të të gjithë karrierës së saj. Në imazhet tronditëse për "V magazine", ajo shfaq një pjesë të fundshpinës, njërin gjoks, apo edhe pjesë të tjera të trupit përmes pozave trasgresive.