Depresioni, var veten në litar 65-vjeçarja

Dake Prroni, 65 vjeçe, banuese në fshatin Narac të Vaut të Dejës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur brenda banesës së saj. Grupi hetimor, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes e ka klasifikuar këtë ngjarje si një vetëvrasje klasike.
Në lidhje me shkaqet, sipas policisë, mendohet se shkak mund të jetë bërë gjendja depresive. Familjarët kanë treguar se ajo nuk ka qenë e qetë kohët e fundit.
Në momentin e vetëvarjes 65-vjeçarja Dake Prroni ka qenë e vetme në shtëpi dhe me gjithë ndihmën e parë që janë munduar t’i japin familjarët kur e kanë gjetur, gjithçka ka qenë e kotë.
Kjo është vetëvrasja e 333-të që ndodh gjatë këtij viti në Shqipëri. Dy ditë më parë, një burrë 55 vjeç vrau veten në të njëjtën mënyrë, duke u varur në litar, në afërsi të qytetit të Fierit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code