Spitalet ne funksion edhe per Vitit te Ri

Mjekët, zjarrfikësit, policët, kamerierët, banakierët, kuzhinierët, e një listë e gjatë punonjësish do të jenë në krye të detyrës. Më të “përvuajturit” janë mjekët dhe kryeinfermierët, të cilët sipas grafikut të orareve duhet të jenë në punë në datën 31 apo 1 janar.
Zakonisht për Vitin e Ri, në çdo pavijon ka 1 ose 2 mjek, infermierë, sipas shërbimit të spitalit. Natën e Vitit të Ri nuk kryhen operacione të planifikuara, përveçse rastet urgjente.
Zakonisht ata të cilët kryejnë ndërhyrje janë vetëm të aksidentuarit apo të plagosurit. Sikundërse ndodh çdo vit, një pjesë e pacientëve, të cilët i drejtohen spitalit në raste festash, janë qytetarët që e teprojnë me pijen dhe shpejtësinë dhe përfundojnë të aksidentuar në rrugë. Raste të tjera pacientësh, të cilët ndërpresin festën dhe alarmojnë familjarët, janë edhe fëmijët apo adoleshentët, që padashur lëndohen nga fishekzjarrët apo lëndë të tjera plasëse, teksa hidhen me shumicë gjatë fundit të dhjetorit.
Veç traumës apo shërbimit të djegie-plastikës, ata që frekuentojnë më shumë spitalin janë edhe të helmuarit nga pija apo nga ushqimi. Zakonisht shërbimit që trajton këto sëmundje i duhet të ketë pak më shumë specialistë se të tjerët. Po ashtu edhe stafi i mjekëve, të cilët duhet të asistojnë në lindje, do të qëndrohet patjetër në punë, sepse lindjet, megjithëse janë të parashikueshme, janë të llogaritura me përafërsi.
Tashmë është bërë traditë që Viti i Ri në spital të festohet me mjekë, infermierë, pacientë e familjarë. Ky është edhe një rast i mirë jo vetëm për të bërë urime, por edhe për të biseduar më qetë për problemet mes tyre.
Shërbimet kryesore që do të jenë në gatishmëri janë urgjencat. Urgjenca e pediatrisë, kardiologjisë, urgjenca e traumës, djegie-plastika, infektivi, maternitetet, e të gjitha shërbimet që nuk mund të mbeten bosh, do të kenë në dispozicion stafin që do të presë të gjitha rastet problematike ditën e festave.
Por jo vetëm ata. Në krye të detyrës do të jenë edhe punonjës të profesioneve të tjera, punonjësit e rendit, zjarrfikësit, artistët, një pjesë e punonjësve të medias, zjarrfikësit, kamerierët, kuzhinierët e të tjerë si këta, që do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve një ditë me vonesë.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code