Depresioni, vetëvritet babai i policit të ekzekutuar nga Dritan Dajti
Babai i ish-efektivit të policisë Saimir Duçkollari, që u ekzekutua tre vjet më parë së bashku me tre kolegët e tij nga Dritan Dajti, është vetëvrarë.
Sipas burimeve të policisë, Islam Duçkollari është gjetur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tij në zonën e Selvisë në Tiranë. Ai i ka dhënë fund jetës me një çifte gjahu.
Mendohet që shkak për vetëvrasjen të jetë bërë depresioni dhe dhimbja për humbjen e të birit, ngjarje prej të cilës ai nuk e ka marrë dot më veten.
Vrasësi i djalit të tij, Dritan Dajti, po gjykohet prej tre vjetësh, por procesi ndaj tij është duke u zvarritur dhe nuk është arritur ende në leximin e konkluzioneve të prokurorisë, ndërsa vendimi për të duket shumë larg.