HISTORIA/ Një vit më parë, një 84 vjeçar i preu kokën të dashurës së tij
Historia horror e Shaban Norjes, 80 vjeçarit që i preu kokën 18 vjeçares Aishe Vata, ka shokuar shqiptarët. Të gjithë elementët e kësaj historie janë tronditës.
Por nuk është hera e parë që një i moshuar ekzekuton një femër duke i prerë kokën.
Një vit më parë ishte Gaqo Dumka, ai që ekzekutoi të dashurën e tij, 42 vjeçaren Liljana Arapi. Ngjarja e rëndë ndodhi vjet në gusht në Korçë.
Pas një javë presioni nga policia, Gaqo Dumka deklaroi se e kishte vrarë Liljanën për xhelozi, ndërkohë që u tregoi edhe ku e kishte fshehur kokën. Policët e gjetën kokën e saj të shqyer nga kafshët, por arritën të bëjnë analizat.
84 vjeçari kërkoi gjykim të shkurtuar dhe i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm.
Ai vdiq sivjet në shkurt në burg. Të afërmit e braktisën ceremoninë mortore.