Deputetë dhe avokatë të PD-së pranë komisariateve për protestuesit e ndaluar

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njofton se deputetë të kësaj force politike dhe avokatë të PD-së janë paraqitur në komisariate të ndryshme të Tiranës për të ndjekur situatën ligjore të protestuesve të ndaluar.
Sipas njoftimit të grupit parlamentar të PD-së, avokatët dhe deputetët demokratë po ofrojnë asistencë ligjore për protestuesit e shoqëruar dhe të arrestuar nga Policia gjatë protestësës së sotme të studentëve, e cila zgjati më shumë se dhjetë orë dhe u shoqërua me tensione dhe dhunë.
“Pas protestës së studentëve në Tiranë, avokatët e Partisë Demokratike, së bashku me deputetë të kësaj force politike, janë shpërndarë në komisariatet e kryeqytetit për të ndjekur situatën e protestuesve të ndaluar”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Sipas njoftimit, avokatët po ofrojnë asistencën e nevojshme ligjore për të ndaluarit, ndërsa deputetët po ndjekin nga afër situatën në komisariate.
/a.f/r.e/