E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu në Spitalin e Traumës: Të lënduarit po marrin kujdes shëndetësor

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, ku u njoh nga afër me situatën dhe shërbimin mjekësor të ofruar për personat e lënduar, të paraqitur pas protestës.

Gjatë vizitës, ministrja takoi ekipin mjekësor në gatishmëri, si dhe pacientët që aktualisht po marrin kujdes shëndetësor pranë këtij spitali.

Mjekët e informuan ministren Spahiun se në këtë spital nuk ka asnjë person të intubuar dhe asnjë në gjendje kome.

Ministrja Spahiu vizitoi gjithashtu edhe 19-vjeçarin L. B., i dëmtuar në këmbë gjatë protestës.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›