E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla thirrje protestuesve: Mos qëlloni mbi policinë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka bërë thirrje protestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të policisë, ndërsa ndau një video ku shfaqet një efektiv i gjakosur.

“Mos qëlloni mbi policinë! Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkruan Balla.

Prej ditës së djeshme në Tiranë po zhvillohen protesta, ku janë raportuar përplasje të dhunshme përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›