E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ambasada britanike në Tiranë bëri sot thirrje për protestë paqësore, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet.

Në një deklaratë, Ambasada nënvizon se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Megjithatë, – shton Ambasada, – e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.”

Ambasada Britanike u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›