Deputetët austriakë kërkojnë dorëheqjen e Grosruk pas deklaratave skandaloze
Asi i Berishës, personi që ka lavdëruar zgjedhjet e masakruara në Shqipëri, Volfgang Grosruk, është nën akuzë. Grosruk, deputet austriak dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE, ka bërë një deklaratë skandaloze në lidhje me arrestimin e shefit të FMN me akuzën për përdhunim.
Domenik Shtraus-Kahn tregoi se edhe pse në moshë të thyer mundet akoma, ka thënë Grosruk. Kaq ka mjaftuar që deputetët e tjerë të shpërthejnë e të kërkojnë përjashtimin nga parlamenti.
Një deputete e gjelbër tha se kjo tregon se sa i rrënuar shpirtërisht e moralisht është Grosruk.