Dy atentatet të lidhura mes tyre! Të plagosurit u qëlluan gabimisht, shënjestër dyshohet gruaja e Roan Brahimit

Nga Esido Barkaj
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.
Duket se ekzekutimi në Lezhë ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, mund të kenë lidhje edhe me ngjarjen në Lundër, kjo për shkak se autorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestër.
Sipas burimeve, gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra po të enjten në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës rezulton se përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër. Madje bashkëshortja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj, fëmijët e të cilës mbetën të plagosur.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta që të plagosurit janë qëlluar gabimisht.
Plagosja e katërfishtë u shënua rreth orës 21:50 në afërsi të tregut Agro-ushqimor në kryeqytet ku katër personat ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre tip G Class. Në këto momente një motor është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre duke plagosur drejtuesin e mjetit 34-vjeçarin Arenc Stafa, 19 dhe vjeçarin Kian Mullahi.
Plumbat nuk kursyen as dy pasagjerët e tjerë në makinë një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar. Këta të fundit janë nipi dhe djali pronarit të një shoqërie sigurie private. Pas atentatit, Stafa është larguar me shpejtësi në drejtim të Lundrës në afërsi të zonën së vilave ku dhe banojnë të miturit dhe i riu. Aty më pas janë dërguar në spital me një tjetër automjet.
Sipas hetimeve paraprake ka dyshime se autorët kanë qenë të cilët i kanë zënë pritë mjetit tip G Class. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja me motor ndërsa policia ende nuk ka asnjë të dhënë që mund të çojë në identifikimin e tyre. Të plagosurit janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk kanë arritur të dallojnë dot autorët.
Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk rezulton të ketë patur probleme me drejtësinë në të kaluarën.
Pasditen e të enjtes katër të rinjtë kanë shkuar në Shijak për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit. Më pas janë drejtuar drejt Lundrës në zonën e vilave ku dhe banonin. Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe ishte kthyer një ditë përpara ngjarjes për Pashkët. Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve nga spitali 11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë pasi plumbat e kanë prekur në pjesën e gjoksit. Kushëriri i tij, 17-vjeç, është dërguar për mjekim në një spital privat në kryeqytet. Dy të tjerët, 19-vjeçari Kian Mullahi dhe 34-vjeçari Arenc Stafa, janë jashtë rrezikut për jetën.
/vizionplus.tv